Lajme
RHMZ paralajmëron se gjatë ditës së sotme priten reshje shiu
Instituti Hidrometeorologjik Republikan (RHMZ) paralajmëroi se gjatë ditës së sotme priten reshje shiu dhe reshje lokale me bubullima, të cilat do të intensifikohen pasdite dhe në mbrëmje.
Në shumicën e vendeve priten reshje prej 15 deri në 30 mm, lokalisht e më shumë, bëhet e ditur në faqen e RHMZ.
Në zonën e SerbiSë jugore dhe jugperëndimore, do të jetë në fuqi alarmi portokalli i motit, që tregon mot të rrezikshëm.
Në pjesën tjetër të vendit do të jetë në fuqi alarmi i verdhë i motit, që do të thotë se moti do të jetë potencialisht i rrezikshëm.