Lajme

Shqiprim Arifi akuzon Qeverinë për emërimin e Ardita Sinanit: Liburn Aliu ndikoi në këtë emërim

Pas emërimit të Ardita Sinanit si Këshilltare Politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, kryetari i Preshevës, Shqipërim Arifi e ka quajtur qasje të kindapimit të shtetit, nga partia në pushtet, Vetëvendosje.

Arifi për Gazetën10 se Qeveria e Kosovës, do të duhej të krijonte unitet e jo përçarje, siç bëri tani me vendimin e fundit.

“Vendimi i marr për Sinanin është dëshmi, për atë që e kam thënë javët e fundit, në muajt e fundit, çdo qytetari në Kosovë, që qasja e Vetëvendosjes ndaj shtetit të vet, që e ka kidnapuar qeverinë, për ta instrumentalizuar atë ndaj qytetarëve të Preshevës, është dëshmuar me këtë vendim. Në vend se të krijojë unitet në Luginë të Preshevës, krijon përçarje në vazhdimësi, vendos marrëdhënie me një parti, për shkak se Sinani është kryetarja e partisë së vetme në Preshevë, është në një parti e cila është humbëse e të gjitha zgjedhjeve”, tha Arifi për Gazetën10.

Arifi madje ka akuzuar ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu, për siç thotë ai lidhje familjare me Ardita Sinanin.

Madje sipas tij, kjo ka ndikuar që ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani të emërohet si këshilltare.

“Liburn Aliu, është personi i cili mundohet që fatin e Preshevës, me ndiku me kësi vendimi, subjektiv përçarës për Luginën e Preshevës, për shkak se e ka Sinanin kojshike, familjarizim në një formë më pak ndryshe, vaj halli për neve ku ka ardhur Qeveria e Kosovës dhe vaj halli për qytetarët e Preshevës, nga një qeveri të tillë”, tha më tej Arifi për Gazetën10.

Ndryshe, Kryeministri Albin Kurti, e ka emëruar të hënën Ardita Sinani, këshilltare politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Spas një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit ky është hapi i parë drejt themelimit të Zyrës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, zyrë të cilën do ta koordinoj Sinani.

Related Articles

Back to top button