Lajme

Shqiprim Arifi në Tiranë takohet me Erion Veliaj

Në vazhdën e takimeve zyrtare, me ftesë të kryetarit të Bashkisë në Tiranë, njëherit dhe mikut tim, z.Erion Veliaj, qëndruam në Bashkinë e Tiranës për të diskutuar më nga afër për çështjet dhe preokupimet e qytetarëve në Luginë të Preshevës.

Rëndësia e përfshirjes së përfaqësuesve të Luginës së Preshevës në dialogun me Serbinë, në Bruksel; Pasivizimi i adresave në mënyrë selektive dhe çështje të tjera të natyrës diskriminuese nga shteti, ishin disa nga temat e trajtuara në takim.

Me theks të veçantë, diskutuam mbi vënien në funksion e Fondit Kombëtar të Solidaritetit si dhe për projekte të rëndësishme për qytetin e Preshevës, për të cilët morëm mbështetje në nivel bashkiak.

Related Articles

Back to top button