Lajme

Shqiprim Arifi: “Nuk i përfilli politikat e VV-së nuk iu nënshtrohem atyre”

Shqiprim Arifi, Kryetari i Preshevës nuk do të takohet nesër me delegacionin e lartë të qeverisë kosovare, Besnik Bislimi e Arbërie Nagavci. Ai ka folur për Insajderin se si kritikat e tij dhe kërkesa për 2 milionë eurot e premtuara u shndërruan në hakmarrje ndaj tij.

Një delegacion i lartë i qeverisë së Albin Kurtit, i drejtuar nga kryenegociatori Besnik Bislimi e para e arsimit, Arbërie Nagavci do të qëndrojë nesër në Luginën e Preshevës.

Ani pse rrugës, qyteti i parë është Presheva, takimi i tyre i fundit i planifikuar është në këtë qytet.

“Dreke pune me përfaqësuesit politik të Preshevës”, shkruan në agjendë.

Në këtë dreke pune nuk do të jete i pari i kësaj komune, Shqiprim Arifi.

Ai ketë e ka konfirmuar për Insajderin.

Arifi ne nje prononcim për Gazetën Insajderi ka thëne se që nga prilli i këtij viti i ka kërkuar Albin Kurtit, kryeministrit kosovar, qa ta vizitoi, por kurrë nuk ka marrë një përgjigje.

“Nuk do te jem ne ora 15:00 në atë takim”, tha Arifi për Insajderin.

I pyetur nga gazeta, Kryetari Arifi tha se beson qe po injorohet nga pushtetarët kosovare për kritikat që ai ua ka bere.

Ne një interviste për Insajderin, Shqiprim Arifi kishte bere një sër kritikash kundër Kryeministrit Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

I pyetur nga Insajderi se a ka dicka me shume se sa veç kritikat, Arifi thotë se ka edhe një gjë që e ka rritur tensionin deri në masën sa të injorohet nga pushtetarët kosovar edhe kur janë në vizite në Luginë.

“Nuk i perfilli politikat e VV-së. Nuk iu nënshtrohem atyre’, tha Arifi per Insajderin.

Ai po ashtu ka përmendur ne intervistën për Insajderin qe Qeveria Kurti, ani pse kishte premtuar 2 milionë euro per Luginën e Preshevës, ende nuk i ka derguar ato.

“Çështja është qe ne po i kritikojmë ne mënyre racionale. Dhe e vetmja forme (refuzimi për tu takuar) është kjo për tu hakmarrë. Dhe, normalisht, 2 milionë eurot qe nuk po i dërgojnë”, th Arifi per Insajderin.

Related Articles

Back to top button