Lajme
Shqiprim Arifi viziton LDK-në, takohet me Lutfi Hazirin
Nënkryetari i LDK-së z. Lutfi Haziri, bashkë me anëtarin e Kryesisë z. Xhafer Tahiri, kanë pritur sot në takim kryetarin e Preshevës, z. Shqiprim Arifi me bashkëpunëtor.
Në takim u bisedua për gjendjen politike të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
Kryetari Haziri e falënderoi kryetarin Arifi për vizitën në LDK dhe e ri siguroi edhe njëherë kryetarin e Preshevës që LDK mbetet e përkushtuar për të përkrahur në çdo formë të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës, si dhe unitetin e faktorit politik shqiptar në Preshevë për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në këto treva etnike pa dallime partiake.