Time Kadrijaj e pyet Kurtin: Ku janë dy milionët e premtuar për Preshevën?

Deputetja e Kuvendit nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj ka reaguar lidhur me vizitën e sotme të dy zyrtarëve shtetërorë të Kosovës në Luginën e Preshevës.
Ajo në një postim në Facebook i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që ta sjellë në Kuvend Ligjin e Pagave.
“Duket që Kurti i është kthyer zanatit të vjetër, duke harruar që është kryeministër. Ai tash po i nxjerr mbështetësit e paktë që i kanë mbetur per të “protestuar”. Kryeministër, sille në Kuvend Ligjin e Pagave dhe jepja të drejtat që u takojnë mësimdhënësve. Kryeministër, ku janë dy milionët e premtuar për Preshevën?! Apo ndoshta zyrtarët tuaj sot në Preshevë shkuan sa për fotografi”, ka shkruar Kadrijaj.
Ndryshe, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci ndodhen për vizitë në Luginën e Preshevës.