Vjeshta ka filluar, sot errësohet para orës 19:00
Sipas informacioneve nga Astronomët, vjeshta filloi mëngjesin e sotëm në orën 03:03, në momentin kur Dielli ishte në rrafshin e ekuatorit të Tokës, domethënë, siç thonë astronomët, kur kalon nga veriu në hemisferën jugore qiellore. Në momentin kur fillon vjeshta për ne banorët fillon pranvera në hemisferën jugore, shkruan Tanjug.
Ditën e fillimit të vjeshtës, dielli në Preshevë ka lindur në 6 orë e 21 minuta dhe do të perëndojë në orën 18 e 29 minuta, që do të thotë se dita zgjat 12 orë e tetë minuta, kurse nata zgjat 11 orë e 52 minuta. minuta.
Në ditën e ekuinoksit vjeshtor, dita dhe nata nuk kanë gjatësi të barabartë, sepse Toka ka një atmosferë, e cila me sa duket e ngre Diellin mbi horizont, megjithëse gjeometrikisht ndodhet poshtë tij.
Gjatësia e ditës dhe gjatësia e natës do të jenë të barabarta më datë 26 shtator.