Lajme
40 vite me shërbim reparti i Dializës në Vranjë, shfrytëzohet edhe nga pacientët Preshevar

Rreth 19 mijë seanca dializë në vit kryhen nga Shërbimi i Hemodializës me Nefrologji në Vranjë, u bë e ditur në takimin për shënimin e katër dekadave të funksionimit të shërbimit.
Me rastin e këtij jubileu është bërë e ditur se Qendra Shëndetësore në Vranjë vitin e kaluar ka pasur rreth 500.000 ekzaminime të pacientëve dhe rreth 128.000 shtrime.
Sot numërohen rreth 130 pacientë dhe sipas tyre seancat e dializës aplikohen në rreth tridhjetë makineri.
Tetë mjekë punojnë në tre turne. Në kuadër të Qendrës Shëndetësore të Vranjës e cila ekziston që nga viti 1982.
Shërbimi ofron kujdes mjekësor për pacientët nga rrethi Pçinjës dhe nga Kosova.
Udhëheqës i Spitalit Ditor për Hemodializë me Nefrologji është Dr. Sllavça Stamenov.