46.751 banorë të regjistruar për 20 ditë në Preshevë
Sipas shifrave të publikuara nga kryetari i komisionit komunal për regjistrim në Komunën e Preshevës, Hevzi Ramadani, për 20 ditë, nga 1 tetori janë regjistruar mbi 44 mijë banorë, ndërsa vetem ne Presheve 20.556 banorë.
“46.751 banorë të regjistruar për 20 ditë. Në shumicën e vendbanimeve regjistrimi është kryer afër 90% me përjashtim të Miratocës e cila është pak mbi 65%, Lerani dhe Norça rrethë 70%, Në disa vendbanime janë këto shifra: Preshevë 20.556,Rahovicë 5.190, Miratocë 3.192, Raincë 2.990, Corroticë 2.277, Zhunicë 1.785, Tërrnavë 1.640, Geraj 1.300, Bushtran 1.169, Ashanë 1.113, Bukuroc 890, Norçë 885, Leran 750, Çukarkë 680, Shoshajë 574, Golemi doll 369”, ka thënë Ramadani.
Në regjistrimin e fundit kur shqiptarët në Serbi kishin marrë pjesë, në vitin 2002 në Preshevë nga 34 mijë e 904 banorë gjithsej të regjistruar, prej tyre 31 mijë e 98 ishin shqiptarë.