Arifi takohet me kryetaren e komitetit të Helsinkut për të drejtat e njeriut e shoqëron kandidati i KKSH-së Levent Qazimi
Në Beograd, për t’u takuar me Kryetaren e Komitetit të Helsinkut për të Drejtat e Njeriut
Në shoqërinë e kandidatit për kryetar të Këshillit Kombëtar Shqiptar, z.Levent Qazimi,qëndruam në Beograd për takim përmbajtësor, me znj. Sonja Biserko.
Me qëllim hartimin e një strategjie të re në raport me sfidat dhe përmirësimin e pozitës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Serbi, me theks të veçantë, adresimin e çështjes së pasivizimit të vendbanimeve të shqiptarëve, diskutuam gjerësisht për fillimin e konkretizimit të hapave drejt zgjidhjes së këtij problemi.
Hap i madh që, Raporti i Helsinkut, fenomeninin e diskriminit selektiv ndaj shqiptarëve, e ka cilësuar si “Spastrim etnik me mjete administrative”. Ndërsa ne, krahas kësaj do të punojmë për mbledhjen e të dhënave dhe dëshmive që do të dalin nga ky raport, për t’i adresuar në instanca ndërkombëtare. ✔
Poshtu, znj.Biserko e cila njihet si një nga zërat më të fuqishëm kundër qeverisjes Vuçiq, na dha edhe mbështetjen e saj për procesin e Regjistrimit të Popullësisë, duke na inkurajuar për pjesmarrje masive, në mënyrë që bashkarisht t’i luftojmë masat diskriminuese dhe të sigurojmë të drejta absolute në vendin ku jetojmë.