DO TI MERRNI 5000 DINARË APO JO? Aplikimi për të rinjët fillon nga data 1 deri më 15 dhjetor
Të gjithë të rinjët nga mosha 16 deri në 29 vjeç kanë të drejtë për këtë dhuratë prej 5000 dinarëve e cila jipet nga qeveria Serbe, por këto do ti merrni vetëm nëse aplikoni brenda periudhës së caktuar. Mësohet se pagesa e 5000 dinarëve do të bëhet nga data 19 deri më 25 dhjetor të këtij viti.
Të rinjtë në Serbi që kërkojnë ndihmë nga shteti prej 5000 dinarësh, kësaj radhe duhet të aplikojnë për të! Kjo vlen për të gjithë të interesuarit që plotësojnë kushtet, pavarësisht nëse kanë marrë para më parë apo sapo i kanë mbushur vitet, thonë nga Ministria e Financave.
Të rinjtë nga mosha 16 deri në 29 vjeç kanë të drejtë për ndihmë, ndërsa ndihma prej 5000 dinarësh arrin pikërisht atëherë kur është më e nevojshme – para Vitit të Ri!
Në faqen zyrtare të Administratës së Thesarit, aplikimet do të jenë të mundshme nga data 1 dhjetor pas mesnate deri më 15 dhjetor. Siç u theksua, procedura do të jetë e njëjtë si për dy grantet e mëparshme shtetërore për të rinjtë, të cilat ishin nga fillimi i këtij viti, dy herë për 100 euro në shkurt dhe qershor.
Të drejtën e aplikimit e kanë shtetasit e Republikës së Serbisë, të cilët në momentin e aplikimit janë nga 16 deri në 29 vjeç, banojnë në territorin e Serbisë dhe kanë letërnjoftim të vlefshëm. Kjo do të thotë se kushdo që ka mbushur moshën 16 vjeç në fillimin e aplikimit, por që nuk ka mbushur moshën 30 deri në atë datë, mund të aplikojë.