Lajme

Dr.Bekim Ademi nga Miratoci, njëri nga kirurgët vaskularë më të mirë që ka Kosova

Dr. Bekim Ademi është një kirurg kardiovaskular me 18 vite të përvojës. Ai vjen nga fshati Miratoc, komuna e Preshevës dhe ka shume vite qe profesionin e tij e ushtrin ne Republiken e Kosoves.

Se fundmi Dr.Bekim Ademi po vlerësohet si kirurgu kardiovaskular më i mirë që ka Kosova.

Dr. Bekim Ademi Mr. Sci. PhD, Specialist i Kirurgjisë Vaskulare fakultetin e Mjekësisë e kreu në Rijekë të Kroacisë.

Specialist i Kirurgjisë Vaskulare nga viti 2004.
Magjister i shkencave kirurgjike që nga viti 2010.
Kandidat i studimeve të doktoraturës prej vitit 2021.

Avansime, trajnime dhe punë në spitale të ndryshme si në:
-Spitali Dubrava në Zagreb të Kroacisë.
-Klinikën Universitare në Dyzeldorf, Gjermani.
-Herzcentrum në Bad Kroizingen, Gjermani.
-KH Winthertur të Zvicrrës.
-Klinikën Universitare Oulu në Finlandë.

Pjesëmarrës aktiv në shumë trajnime dhe kongrese në vende të ndryshme të Europës.

Punon në QKUK dhe ka kryer disa operime të rralla në Kosovë dhe me punime të publikuara në revista ndërkombëtare.

Related Articles

Back to top button