Lajme

Fillon “Java e filmit” në Preshevë, sonte shfaqet filmi “Galaktika e Andromedës”

Ka filluar Java e filmit ne Presheve, projekt ky qe mbeshtet nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Komuna e Preshevës, shkruan Presheva.AL

Per pese dite do te shfaqen pesë filma shqiptarë dhe me aktor të dëshmuar në Kinematografinë Shqiptare , pesë filma të cilët janë premierë për Preshevën.

Java e filmit ne Presheve mbahet nga 11.10.2022 deri me 15.10.2022.

Naten e pare u shfaq filmi “Luaneshat e Kodrës” i cili ka triumfuar në disa festivale ndërkombëtare, përfshirë Festivalin e Filmit Calgary, Fesivatlin e filmit “Raindance”.

Ndersa sonte me fillim nga ora 19:30 do te shfaqet filmi “GALAKTIKA E ANDROMEDËS”. Çmimi i biletes eshte 100 dinarë.

Related Articles

Back to top button