Lajme

Fillon planifikimi i buxhetit për vitin 2023, kryetari mban takim me bizneset lokale dhe bujqit nga Presheva

Komuna e Preshevës ka filluar planifikimin e Buxhetit për vitin 2023, java e Buxhetit do të fillojë nga data 20 Tetor dhe do të përfundojë më 29 Tetor 2022.

Takimin e dytë kryetari i komunes se Presheves, Shqiprim Arifi e ka vazhduar me bizneset lokale dhe bujqit.

“Planifikimi i buxhetit për vitin 2023 po bëhet edhe në takimin me udhëheqës të Bizneseve Lokale dhe Bujqit Lokal. Diskutuam për mundësitë që mund të shfrytëzohen nga buxheti komunal për të lehtësuar operimin në sferën e ekonomisë vendore dhe për avancimin e ekonomive bujqësore.” ka shkruar Arifi ne facebook.

Buxheti i vitit 2023 planifikohet te behet ne bashkepunim me: Drejtorët e institucioneve, Bashkësitë Fetare, Organizatën e Veteranëve të Luftës, Bashkësitë Lokale, Bizneset Lokale, Organizatat Joqeveritare, Forumin e Bujqëve, Forumin e Artistëve dhe Arkitektëve, Përfaqësues të Partive Politike, Unionet e Studentëve dhe qytetarët.

Related Articles

Back to top button