Lajme

Fluturimet po anulohen, mijëra pasagjerë në telashe

Greva e pilotëve të linjës ajrore me kosto të ulët Eurowings ka detyruar sot kompaninë gjermane të anulojë rreth 250 fluturime.

Një degë e Lufthansa njoftoi se rreth gjysma e 500 fluturimeve të saj ditore do të anulohen, gjë që do të prekë dhjetëra mijëra pasagjerë.

Aeroportet gjermane do të jenë më të goditurit, por po kështu do të jenë shumë të tjerë, kryesisht në Stokholm, Pragë dhe Majorka.

Sindikata e pilotëve Vereinigung Kockpit ka njoftuar një grevë pasi bisedimet me menaxhmentin për të përmirësuar kushtet e punës u ndërprenë.

Pilotët kërkojnë që të reduktohet numri maksimal i orëve të fluturimit.

Grevat në kompaninë mëmë Lufthansa përfunduan muajin e kaluar pasi linja ajrore dhe sindikata arritën një marrëveshje mbi pagat për t’u marrë me efektet e inflacionit, kujton agjencia amerikane.

Related Articles

Back to top button