Lajme
Francë: Kufizohet mbushja me naftë, lejohet vetëm 30 litra për makinë

Prefekti i Alpes-Maritimes në Francën jugore miratoi një dekret për të kufizuar konsumin e karburantit në 30 litra për makinë, raportoi Reuters.
Më shumë se 60 për qind e kapacitetit të përpunimit të naftës në Francë u mbyll për shkak të një greve të punëtorëve në disa rafineri, duke rritur çmimet e naftës dhe duke e detyruar vendin të rrisë importet e karburantit.
Aksioni i drejtuar nga sindikata franceze CGT preku kryesisht rafineritë dhe magazinat e kompanisë franceze të naftës Total Energy, por edhe uzinat e gjigantit amerikan Exxon Mobile në Francë.