Lajme
Ja çmimet e reja të karburanteve për shtatë ditët e ardhëshme

Ministria e Tregtisë shpalli çmimet e reja të karburanteve.
Një litër Eurodizel do të kushtojë maksimumi 216 dinarë për litër në pompa nga ora 15:00 e sotme deri të premten e ardhshme, ndërsa benzina Europremium BMB 95 do të kushtojë maksimumi 175 dinarë për litër.
Kujtojmë se javën e kaluar një litër naftë kushtonte 213 dinarë për litër, ndërsa benzina Europremium BMB 95 maksimumi 172 dinarë për litër.