Lajme

Ja kush mund të aplikojë dhe kur hapet aplikimi për 5000 dinarë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se para vitit të ri të rinjve do t’u paguhet ndihma e njëhershme financiare prej 5000 dinarë.

“Të gjithë të rinjve para vitit të ri do t’u japim 5000 dinarë dhuratë për Vitin e Ri”, ka thënë presidenti i Serbisë.

Në fjalën e tij drejtuar qytetarëve ai tha se do të paguhet sipas procedurës së njëjtë si dy herë deri më tani dhe se do të jetë në total 45 milionë euro.

Ai tha se nuk do të jetë shumë e rëndë dhe se Serbia mund ta mbajë atë fiskalisht dhe do të jetë një dhuratë për të rinjtë e moshës 16 deri në 29 vjeç para Vitit të Ri.

“Të rinjtë nga mosha 16 deri në moshën 29 vjeçare para Vitit të Ri do të marrin 5000 dinarë mbështetje financiare nga shteti, ashtu siç ka thënë presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq”, ka konfirmuar ministri i Financave Sinisha Mali në një postim në Instagram.

“Pra, pasi shteti ndau 100 euro për të rinjtë dy herë këtë vit, fillimisht në shkurt dhe më pas në qershor, tani të rinjtë do të marrin përsëri një mbështetje financiare një herë”, tha Mali.

“Ministria e Financave është duke përgatitur një zgjidhje ligjore që do ta rregullojë këtë çështje dhe mekanizmi i aplikimit, si më parë, do të jetë i shpejtë dhe i thjeshtë. Aplikimi për të rinjtë do të jetë i mundur nga data 1 deri më 15 dhjetor. Ajo që është veçanërisht e rëndësishme për mua është se me gjithë sfidat me të cilat përballemi për shkak të krizës aktuale në botë, kemi fonde të mjaftueshme për të paguar këtë masë të mbështetjes financiare për të rinjtë, pa rrezikuar në asnjë mënyrë financat tona publike. Në këtë mënyrë shteti edhe një herë tregon se kujdeset për të rinjtë dhe se është gjithmonë pranë tyre. Të rinjtë janë e ardhmja jonë dhe çdo ndarje për ta është investim për një të nesërme më të mirë të vendit dhe shoqërisë tonë”, ka njoftuar Mali në Instagra.

Related Articles

Back to top button