Komuna e Preshevës fton qytetarët të japin propozim për buxhetin e vitit 2023

Komuna e Preshevës ka filluar planifikimin e Buxhetit për vitin 2023. Java e Buxhetit do të fillojë nga data 20 Tetor dhe do të përfundojë më 29 Tetor 2022.
“Edhe kësaj radhe, planifikimin e buxhetit e bëjmë në bashkëpunim me;
Drejtorët e institucioneve, Bashkësitë Fetare, Organizatën e Veteranëve të Luftës, Bashkësitë Lokale, Bizneset Lokale, Organizatat Joqeveritare, Forumin e Bujqëve, Forumin e Artistëve dhe Arkitektëve, Përfaqësues të Partive Politike, Unionet e Studentëve” thuhet ne njoftimin per media nga komuna e Presheves.
Si cdo here ne udheheqjen e Shqiprim Arifit qyretareve iu eshte mundesuar propozimi i buxhetit.
“Me këtë rast, ftojmë edhe çdo qytetar që përmes platformave të komunikimit online, të kontribuojnë me idetë dhe sugjerimet e tyre, që buxhetin ta bëjmë së bashku!” thuhet ne njoftimin e Komunes.