Lajme
Kryetari i Preshevës takohet me kryetarin e Prishtinës
Kryetari i Presheves, Shqiprim Arifi ka qendruar ne Prishtine ne kabinetin e komunes se Prishtines eshte pritur nga kryetari i Prishtines, Perparim Rama, me te cilin kane biseduar per regjistrimin e popullesise qe eshte duke u zhvilluar ne Lugine te Presheves.
“Në Prishtinë, të mirëpritur për takim nga kryetari i Komunës së Prishtinës, z.Përparim Rama
Përveç që e përgëzuam për punën e mrekullueshme në kryeqytet, e falenderuam për mbështetjen dhe mesazhet inkurajuese për procesin e Regjistrimit të Popullsisë në Luginë!
Z.Rama përcolli mesazh për zgjedhjet e ardhshme në Këshillin Kombëtar Shqiptar, duke na uruar proces të mbarë e demokratik!” ka shkruar Arifi ne rrjetin social facebook.