Mbi 44 mijë banorë regjistrohen në Preshevë
Sipas shifrave të publikuara nga kryetari i komisionit komunal për regjistrim në Komunën e Preshevës, Hevzi Ramadani, për 19 ditë, nga 1 tetori janë regjistruar mbi 44 mijë banorë, ndërsa vetem ne Presheve 16.247 banorë.
“Kaluam 44.000
Mbi 44.000 është numri i qytetarëve të regjistruar për 19 ditë në komunën e Preshevës. Tashmë i gjithë territori komunës është i mbuluar me regjistrues. Në çdo vendbanim regjistrimi është kryer mbi 75% me përjashtim të Miratocës e cila është rrethë 60% ku tashmë i kemi angazhuar 7 regjistrues të cilëve banorët e Miratocës po i ndihmojnë në çdo aspekt që sa më shpejt të përfundojnë regjistrimin.
Deri më tash në disa vendbanime janë këto shifra: Preshevë 19.350, Rahovicë 4.900, Miratocë 2.900, Raincë 2.800, Corroticë 2.100, Zhunicë 1.630, Tërrnavë 1.550. Të gjitha të dhënat janë për banorë rezident dhe jorezident.”, ka thënë Ramadani.
Në regjistrimin e fundit kur shqiptarët në Serbi kishin marrë pjesë, në vitin 2002 në Preshevë nga 34 mijë e 904 banorë gjithsej të regjistruar, prej tyre 31 mijë e 98 ishin shqiptarë.