Lajme
MBYLLET REGJISTRIMI – Në Preshevë 58,845 banorë
Sipas shifrave të publikuara nga kryetari i komisionit komunal për regjistrim në Komunën e Preshevës, Hevzi Ramadani, regjistrimit te popullesise ne Lugine te Presheves po i vjen fundi, nga 1 tetori deri tash janë regjistruar 58.208 banorë dhe 11.374 amvisëri (shtëpi).
“Në ora 12:00 në komunën e Preshevës është regjistruar banori fundit dhe me këtë ka përfunduar i gjithë procesi regjistrimit. Numri i përgjithshëm i të regjistruarve është 58.845 në 11.603 amvisëri mirpo ky numër mund të rritet edhe për dhjetra qytetarë pasi për 13 familje janë duke u përmisuar të dhënat në sistem. Numrin e saktë do ta kemi nesër në mëngjes pas përpunimit të të dhënave.”, ka thënë Ramadani.