Lajme

Më shumë se 50 mijë shqiptarë jetojnë në Preshevë

Sipas shifrave të publikuara nga kryetari i komisionit komunal për regjistrim në Komunën e Preshevës, Hevzi Ramadani, për 23 ditë, nga 1 tetori janë regjistruar mbi 50 mijë banorë.

“Shifra mbi 50 mije eshte arritur gjate dites se sotme ne ora 14:00 nderkohe qe regjistruesit jane ne teren duke vazhduar punen ende”, ka thënë Ramadani.

Në regjistrimin e fundit kur shqiptarët në Serbi kishin marrë pjesë, në vitin 2002 në Preshevë nga 34 mijë e 904 banorë gjithsej të regjistruar, prej tyre 31 mijë e 98 ishin shqiptarë.

Related Articles

Back to top button