Në Bujanoc deri më tani janë regjistruar 12700 qytetarë
Në gjashtë ditët e regjistrimit të popullsisë në komunën e Bujanocit janë regjistruar 12.733 banorë dhe 2.860 amvisëri, sipas Komisionit lokal të Regjistrimit të Bujanocit.
Në vetë qytetin e Bujanocit janë regjistruar 3300 qytetarë dhe 743 amvisëri.
“Këto janë të dhënat nga takimi i fundit në orë 18:00. Prandaj regjistruesit tanë numërojnë mesatarisht 2122 banorë në ditë”, ka thënë Kastriot Jakupi, nënkryetar i Komisionit të Regjistrimit.
Duke qenë se shqiptarët nuk morën pjesë në regjistrimin e vitit 2011, është bërë një vlerësim i numrit të banorëve për komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë nga ekspertë ndërkombëtarë, e sipas atij vlerësimi komuna e Bujanocit në atë kohë kishte 38.300 banorë.
Politikanët shqiptarë kanë vendosur që komuniteti shqiptar të marrë pjesë në këtë regjistrim, të cilin e bëjnë 89 regjistrues dhe 13 instruktorë në komunën e Bujanocit.
Sipas Jakupit, procesi tani për tani po shkon pa probleme dhe nuk ka probleme.
Enti Republikan i Statistikave (RZS) njoftoi sot se për gjashtë ditë në Serbi janë numëruar më shumë se 1.35 milionë banorë, 650 mijë banesa dhe 500 mijë familje.