Lajme
Në Maqedoni çmimi i peletit shkon deri në 550 euro

Mungesa e lëndëve djegëse për ngrohje vazhdon të rrisë çmimet në treg.
Sipas furnizimeve të fundit me peletë nga Bullgaria, çmimi i importit deri në Maqedoni ka arritur 30 mijë denarë për një ton, ndërsa në tregun e Maqedonisë ky pelet do të shitet nga 530-550 euro për ton.
Inspektorati shtetëror i tregut sot zhvilloi aksion në disa pika të shitjes së druve dhe peletit në Tetovë për të verifikuar nëse respektohet marzha e vendosur prej 10%. Inspektorët nga terreni kanë marrë dokumentacionin e 6 pikave të shitjes për verifikim, por sipas faturave të blerjes, çmimet sërish janë të larta edhe për drutë 90 euro për metër kub.