Lajme

Një lloj i caktuar kafeje mund të çojë në probleme serioze shëndetësore – a e pini atë ashtu?

Prej vitesh flitet për kafenë dhe përfitimet e saj shëndetësore, por efektet negative që mund të shkaktojë konsumimi i kësaj pijeje të preferuar.

Disa besojnë se është e shkëlqyer për presionin e ulët, kujtesën, ndërsa të tjerë e lidhin atë me rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Duke qenë se kjo është jo vetëm një pije e preferuar, por e detyrueshme për shumëkënd, pa të cilën nuk mund ta nisin ditën, nuk është e palogjikshme që ndikimi i kafesë në shëndet të hulumtohet pothuajse çdo ditë.

Pra, një studim i ri sugjeron se një lloj i caktuar kafeje mund të ketë një efekt të dëmshëm tek ne. Ekspertët kanë deklaruar se kafeja shumë e pjekur mund të ngadalësojë tretjen dhe të shkaktojë shqetësime në stomak.

“Ka prova që kafeja e shkallëve të ndryshme të pjekjes ndikon në tretje në mënyra të ndryshme. Për shembull, kafeja shumë e pjekur mund të bllokojë disi tretjen, ta ngadalësojë atë. Ndërsa kafeja më pak e pjekur, përkundrazi, do të përshpejtojë tretjen”, thuhet në studim.

Gjithashtu, u theksua se pasojat e konsumimit të një pije të tillë janë fryrje, gastrit, madje edhe shtim në peshë.

Rekomandimi i ekspertit është të mos e kombinoni këtë lloj kafeje shumë të pjekur me vakte të përzemërta dhe të forta ushqyese. Nëse ju pëlqen kjo lloj kafeje me shije më të fortë, e cila përftohet duke i pjekur kokrrat për një kohë më të gjatë, është mirë ta pini mes vakteve, këshillon dietologia.

Disa nga studimet e mëparshme treguan se pirja e tepërt e kafesë mund të rrisë rrezikun e mpiksjes së gjakut.

Related Articles

Back to top button