Regjistrimi i popullsisë në Preshevë ja çka duhet të dijnë bashkatdhetarët
Të nderuar banorë dhe ju bashkatdhetarë të Komunës së Preshevës, po ju drejtohemi si portali më i madh në vend Presheva.AL dhe Kjo eshte Presheva Jone.
Regjistrimi i popullsisë në vendin tonë do të ketë ndikim të madh në vend. Ai ndikim mund të jetë ndikim positiv ose ndikim negativ për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe kjo varet krejt nga ne se sa rëndësi do ti japim regjistrimit të popullsisë.
Regjistrimi i popullsisë ka filluar dhe do të zgjasë deri më 31. Tetor 2022 dhe ky regjistrim ka domethënje tepër të lartë për vendin tonë dhe në veçanti për shqiptarët në Luginë të Preshevës.
I dashur bashkatdhetarë i Luginës së Preshevës nuk mjafton që ta dimë unë dhe ti që në vendin tonë ka shqiptarë me numër të madh, nuk mjafton për ti mbrojtur të drejtat tona dhe për ti mbrojtur vendasit tanë, por duhet të organizohemi dhe të regjistrohemi të gjithë shqiptarët e Luginës kudo që jetojmë që kështu të kontribojmë për vendin dhe për popullin tonë dhe t’ju tregojmë qeverisë serbe se shqiptarët nuk janë vetëm 35 mijë banorë siq mendojnë ata, por se shqiptarët janë shumë më shumë dhe se ne jeni banorë të këtij shteti dhe i duam të drejtat tona që na takojnë.
Prandaj mos hezito dhe regjistro vetëveten, familjen tënde, lajmro familjarët, shokët, kolegët që edhe ata të kryejnë këtë obligim.
Regjistrimi është i thjeshtë dhe nevojitet EMRI, MBIEMRI, NR.PERSONAL
– Mund ti regjistroni të gjithë antarët e familjes suaj, pa marrë parasysh ku jetojnë, Kosovë, Maqedoni, Shqipëri apo në ndonjë shtet në Evropë
– Nuk ka rëndësi që personi nuk gjendet fizikisht në shtëpi
– Duhet të regjistrohen të gjjthë, nga ata që kanë lindur dje e deri te më të vjetrit.
– Mund të regjistrohen edhe ata që nuk kanë dokumenta valide, dmth kanë numër personal dhe kanë jetuar në Serbi
– Nëse eventualisht nuk gjendeni në shtëpi regjistruesi do të lërë ID e tij dhe numrin e Call Center i cili është 0800 444 005 kurse thirrja është pa pages. Ju vet e lini terminin se në çfarë kohe të vie regjistruesi.
Çdo regjistrues duhet ta kryej këtë detyrë me përgjegjësi kurse qytetarët të përgjigjen sa më masovikisht ndaj regjistrimit i cili ka domethënie të madhe për qytetarët.