Lajme
Regjistrohen 58.208 banorë në Preshevë, të dielën përfundon regjistrimi
Sipas shifrave të publikuara nga kryetari i komisionit komunal për regjistrim në Komunën e Preshevës, Hevzi Ramadani, regjistrimit te popullesise ne Lugine te Presheves po i vjen fundi, nga 1 tetori deri tash janë regjistruar 58.208 banorë dhe 11.374 amvisëri (shtëpi).
“Regjistrimi popullsisë ka përfunduar thuajse në gjithë territorin e komunës së Preshevës.
Me përjashtim të qytetit të Preshevës që pritet të përfundojë të dielën, në fshatratë Miratocë, Tërrnavë dhe Strezocë do të përmbyllet nesër, në vendbanimet tjera tashmë ka përfunduar”, ka thënë Ramadani.