Shqiprim Arifi ngacmon Kurtin, fotografohet me deputetin Eman Rrahmanin që po del kundër vendimeve të Qeverisë së Kosovës
Kryetari i Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka publikuar një fotografi me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, shkruan Insajderi.
Arifi fotos me Rrahmanin e VV-së ia ka bashkangjitur mbishkrimin “vëllaun”.
Ndërkohë deputeti i VV-së, Eman Rrahamin është duke e kritikuar ashpër qeverinë për disa vendime specifike. Edhe sot ai i ka kritikuar bashkëpartiakët e tij.
Në Komisionin për Mbikëqyrje të Financave, Rrahmani ka kritikuar ministrin Hekuran Murati për mosardhje.
“Asnjë arsye nuk ka ministri mos me qenë këtu. Është e turpshme për secilin po na pamundësohet me qenë funksional komisioni”, ka thënë Rrahmani.
Për më shumë shiko videon e plotë:
Ditë më parë vet Rrahmani ka deklaruar se votimi i tij kundër projekt kodit civil që lejonte edhe martesat brenda gjinisë së njëjtë ka lënë pasoja në raport me kolegët deputetë brenda partisë.
“Me disa deputetë që nga dita e votimit në Kuvend për projekt-kodin civil kanë ndryshuar raportet. Me ata kam tjera raporte nga që kam pasur”, tha ai në RTV Dukagjini përcjell Insajderi.
Rrahmani ka thënë se nuk kundërshton në tërësi kodin civil, por me dy nene.
“Vazhdoj të kem të njëjtat qëndrime absolutisht. Ai kod me ato nene të njëjta nëse vjen në Kuvend do të ketë votën time të njëjtë”.