Lajme

Shqiprim Arifi uron ditën e bashkimit të Gjermanisë, merr pjesë në festën e ambasadës gjermane në Beograd

Kryetari i komunes se Presheves z.Shqiprim Arifi ka qendruar ne ambasaden Gjermane ne Beograd me rastin e shenimit te dites se bashkimit te Gjermanise.

Arifi gjate vizites atje eshte takuar me perfaqesues te ambasades gjermane ne Beograd.

“Me ftesë të Ambasadores së Gjermanisë, znj. Anke Konrad, kisha nderin të jem në eventin e organizuar nga Ambasada e Gjermanisë në Beograd, për shënimin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë
Përzemërsisht uruam për shtetin dhe popullin gjerman këtë ditë historike, që solli paqe e prosperitet.
Rëndësia e mbështetjes dhe miqësisë ndaj vendit tonë mbetet e madhe, karshi sfidave që i kemi kaluar dhe po i kalojmë.
Herzlichen Glückwunsch zum Tag der deutschen Einheit!” ka shkruar Arifi ne rrjetin social facebook.

Related Articles

Back to top button