Të rinjët nga 16 deri 29 vjet në dhjetor marrin nga 5000 dinarë
Presidenti i Serbisë paralajmëroi ndihmë të re financiare për të rinjtë në Serbi.
“Të gjithë të rinjve para vitit të ri do t’u japim 5000 dinarë dhuratë për Vitin e Ri”, ka thënë presidenti i Serbisë.
Në fjalimin e tij për publikun, Vuçiq ka folur edhe për rritjen e pagave në sektorin publik, por edhe për pensionet.
“Nga 1 nëntori do të rrisim pensionet për 9 për qind, pastaj nga janari do të shkojmë në 12,1 për qind. Rritja totale e pensioneve do të jetë 20,2 dhe 20,8 për qind”, tha presidenti i Serbisë.
“Më në fund le t’u kthejmë diçka pensionistëve. Kjo do ta bëjë pensionin mesatar rreth 323 euro, ose rreth 38.000 dinarë. Rritja e pagave në sektorin publik është 12.5 për qind, në sektorin publik, për personelin ushtarak, rreth 20 për qind.” tha ai.
“Minimumi do të jetë 40,020 dinarë”, shtoi ai.