Testi përfundimtar për semimaturantët ndryshon
Nxënësit e klasës së tetë kanë afat deri më 30 dhjetor për të deklaruar lëndën e zgjedhur në provimin përfundimtar në vend të testit të kombinuar të mëparshëm, njoftoi Ministria e Arsimit.
Nxënësit e klasës së fundit të shkollës fillore si dhe gjenerata e ardhshme e nxënësve do të deklarojnë se cilin test nga pesë lëndët e ofruara do ta bëjnë të tretin në provimin përfundimtar.
Sipas njoftimit të ministries testi përfundimtar në fund të shkollës fillore do të përfshijë përveç testit të gjuhës amtare dhe matematikës edhe një test në shkencat natyrore ose shoqërore të zgjedhur nga nxënësi. Nxënësit do të mund të zgjedhin mes lëndëve mësimore Biologji, Gjeografi, Histori, Fizikë dhe Kimi. Është ndryshuar edhe koncepti i pikëve në test kështu që nxënësi mund të arrijë maksimumi 14 pikë në testin në gjuhën amtare, letërsi dhe matematikë ose 12 pikë në testin e tretë.
Deklarata bëhet me shkrim në shkollë ose në mënyrë elektronike në portal. Për arsye objektive dhe vetëm përjashtimisht, nxënësit do të mund të ndryshojnë lëndën që do të japin në testin e tretë jo më vonë se data 1 shkurt 2023 dhe atë në shkollë.
Deri më tani dhënia e diplomës së shkollës së mesme përfshinte zgjidhjen e një testi në gjuhën amtare dhe letërsinë, matematikën dhe testin e kombinuar.