Opinione

Xhelal Memeti: Ragmi Mustafi dhe Ardita Sinani, PVD humbën 5 palë zgjedhje në 5 vjet

Shkruar nga: Jelal Memeti

Nëse bëjmë një analizë kronologjike të inkuadrimit të Ardita Sinanit dhe Ragmi Mustafit në strukturat drejtuese të PVD-së, shohim se Ardita Sinani si bartëse e posteve drejtuese brenda partisë dhe institucioneve 2 herë radhazi ishte një dështim politik, duke humbur zgjedhjet lokale në Preshevë.

Ragmi Mustafi nga Bujanoci, tani pretendent për udhëheqjen e KNSH-së, një herë i humbi zgjedhjet lokale në Bujanoc dhe një herë i humbi zgjedhjet për Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve.

Këta personalitete që trumbetuan si frymë e re në PVD humbën edhe zgjedhjet e fundit parlamentare.
Tani është radha juaj për të humbur zgjedhjet e KNSH që do të mbahen këtë vit.

Pse nuk e kuptoni që duhet të ndryshoni taktikat e politikëbërjes dhe të ndryshoni strukturat brenda subjektit tuaj, nga presidenca te kandidatët për president.

E gjithë kjo rezistencë dhe bindje ndaj pagabueshmërisë suaj ju ka lënduar deri tani dhe do të vazhdojë të lëndojë subjektin tuaj.

Related Articles

Back to top button