Alternativa për Ndryshim arriti të sigurojë 5 ulëse në Kuvendin e ardhshëm

Në garën e zhvilluar për Këshillin Kombëtar Shqiptar, të dielën e 13 Nëntorit, ALTERNATIVA për Ndryshim arriti të sigurojë pesë ulëse në Kuvendin e ardhshëm. 🇦🇱
Përkundër problemeve të theksuara lidhur me listat zgjedhore, ku mbi 1.000 votues tanë nuk kanë figuruar në listat zgjedhore, ALTERNATIVA sërish arriti të sigurojë rezultat solid prej 29% të numrit të gjithëmbarshëm të votave.
ALTERNATIVA është e gatshme që gjatë mandatit të ardhshëm katër vjeçar, të bartë përgjegjësi institucionale, në avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
Falënderojmë të gjithë votuesit tanë që dinjitetshëm mbështetën Listën #meLeventin ❤
Faleminderit çdo anëtari të partisë ALTERNATIVA për Ndryshim, që me frymën prej skuadre punuan me shumë vullnet për fitoren tonë!
Faleminderit komisionerëve, numëruesve e vëzhguesve për vigjilencën në mbrojtje të votës, për ditë të bardha!
Ju jemi pafundsisht mirënjohës për kontributin në këtë proces të përbashkët!
Luftën për të drejta e mposhtje të diskriminimit ndaj çdo shqiptari, tani do ta bëjmë bashkë!
Faleminderit dhe urime Luginë! ❤️
Alternativa për Ndryshim.