As 1000 euro nuk do të mjaftojnë: Sa do të kushtojë patentshofera?
Rritja e çmimit është e sigurt, por ende nuk dihet se sa mund të kushtojë trajnimi i plotë.
Gjithnjë e më shumë flitet për rritje të çmimit në autoshkollat në Serbi dhe çmimi i ri mund të jetë 128.000 dinarë, pra mund të kalojë 1.000 euro.
Trajnimi i shoferëve në autoshkolla kushton jo pak, por këto ditë kanë filluar rritjet shtesë të çmimeve dhe tani kemi ardhur në një situatë ku sipas të gjithave në trajnim do të shkojnë vetëm ata që kanë shumë para.
Përfaqësues të Odës Ekonomike të autoshkollave serbe dhe disa autoshkolla të tjera ishin të ftuar në emisionin SAT, ku shpjeguan pse po ndodh rritja e çmimit, nëse duhet të ndodhë realisht, çfarë duhet ndryshuar që trajnimi të jetë më i lirë dhe kush eshte ne fakt fajtor per cdo gje qe ndodh.
“Çmimi i autoshkollës nuk ka ndryshuar që nga viti 2012, kur një litër karburant ishte 100 dinarë, tani i ka kaluar shumë 200 dinarë, këtë punë e bëjnë kompanitë e vogla me 5-8 punëtorë dhe reagojnë me shumë ndjeshmëri për çdo ndryshim në treg”.
Duke pasur parasysh rritjen e çmimeve në të gjithë sektorët dhe rritjen e çmimit të karburanteve, gjë që ndikon më së shumti në punën e autoshkollave, trajnimi i shoferëve së shpejti mund të kushtojë rreth 1000 euro, raporton Mondo.
Bini dakord për një çmim
“Për të mbuluar të gjitha shpenzimet, rritja e çmimit duhet të jetë së paku 128.000 dinarë,” konfirmoi nga Oda Ekonomike Serbe e Autoshkollave, duke nxjerur ne pah qe disa autoshkolla në Serbi, kane konstatuar se shumë përfaqësues përmendin çmimin e ri prej 128.000 dinarë.
“Në muajt e fundit gjithçka ka ndryshuar, të gjitha çmimet janë rritur, karburantet janë shtrenjtuar, pjesët e automjeteve janë shtrenjtuar, vetë automjetet janë gjithashtu më të shtrenjta. Kjo është diçka që paguhet gjatë gjithë jetës”.
Disa Autoshkollat tashmë i kanë rritur çmimet që nga qershori:
“Ne i ngritëm çmimet në qershor në 110,000 dinarë, dhe thuhet se çmimet do të rriten, gjë që është realiste të ngrihet çmimi në rreth 130,000 dinarë”.
Çmimi i trajnimit të shoferëve në autoshkollat tani per tani është rreth 90.000 dinarë, ndërsa sipas ky cmim parashihet te rritet rreth 130.000 dinarë.
Serbia është më e shtrenjta në rajon
Kostoja e trajnimit të shoferëve në rajon është midis 500-600 euro, kështu që duke pasur parasysh këtë, çmimet në autoshkollat në Serbi janë ndër më të shtrenjtat në rajon.
“Kur të formohet çmimi i ri, shlyerja do të jetë më dinamike, do të mund të paguhet me këste, do të gjejmë një mënyrë për ta bërë më të lehtë shlyerjen për shoferët e ardhshëm”, theksojn nga autoshkollat.