Lajme

Bukëpjekësit mund të blejnë miell me çmime të subvencionuara

Ministria e Tregtisë ftoi prodhuesit e bukës që të blejnë miellin e tipit T-500 me çmime të subvencionuara prej 33 dinarë për kilogram nga rezervat e mallrave.

Në ftesën publike të publikuar në faqen e Ministrisë, thuhet se regjistrimi zgjat deri më 24 nëntor.

Në çmimin prej 33 dinarë për kilogram është përfshirë TVSH-ja, ndërsa shpenzimet e transportit i bartin prodhuesit e bukës.

Sasitë maksimale që mund të blejnë prodhuesit e bukës do të përcaktohen proporcionalisht me prodhimin e tyre të bukës nga ai lloj mielli dhe me çmimin e prodhimit prej 45,88 dinarë nga gushti deri në dhjetor dhe prodhimi i synuar.

Related Articles

Back to top button