Lajme

Çaji i mentes redukton yndyrën e barkut, pohon hulumtimi

Vetëkuptohet se nuk ka ilaç që do t’ju bëjë të humbni peshë në mënyrë magjike brenda natës. Megjithatë, çaji i mentes mund të jetë shumë i dobishëm nëse po përpiqeni të hiqni qafe yndyrën e barkut.

Nutricionistja Courtney D’Angelo tha për revistën Eat This, Not That se çaji i nenexhikut është një nga pijet më të mira për humbje peshe.

“Ajo nuk ka kalori. Ka shije të ëmbël dhe do të jeni në gjendje të zvogëloni oreksin dhe dëshirën për ëmbëlsirat. Plus, ka veti antivirale, antibakteriale dhe anti-inflamatore. Gjithashtu zgjidh problemet e tretjes”, tha ajo.

Hulumtimet e publikuara në “Journal of Clinical Gastroenterology” treguan se pjesëmarrësit që konsumonin nenexhik ishin në gjendje të lehtësonin sindromën e zorrës së irrituar. Në këtë mënyrë reduktonin edhe fryrjen e stomakut. Ai lehtëson spazmat e muskujve të lëmuar, të cilat mund të shkaktohen nga menstruacionet.

Ky çaj nuk përmban kafeinë, dhe ka një efekt pozitiv në kapacitetin mendor. Hulumtimet nga Universiteti Northumbria kanë treguar se nenexhiku përmirëson disponimin dhe kujtesën.

Related Articles

Back to top button