Lajme

Dalja e vogël e shqiptarëve në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar

Sipas informacioneve nga tereni, Presheva.AL meson se dalja eshte e vogel e qytetareve ne keto zgjedhje te Keshillit Kombetar Shqiptar. Edhe pse ne listen zgjedhore per keto zgjedhje jane 36.200 persona ne 55 vendovotime ne komunat Presheve, Bujanoc dhe Medvegje.

Deri në mesditë dalja e qytetarëve për të votuar për KKSH nuk është shumë e kënaqshme kanë konfirmuar komisionerët nëpër njësitë zgjedhore në Preshevë.

Qytetarët kanë mundësi të votojnë sot nga ora 07:00 deri në ora 20:00 kur dhe mbyllen vendvotimet. Në këto zgjedhje garojnë 5 kandidat nga 5 parti.

– Partia Demokratike-Agim Haliti
– Partia për Veprim Demokratik-Ragmi Mustafi
– Lëvizja e Progresit Demokratik-Nevzad Lutfiu
– Alternativa për Ndryshim-Levent Qazimi
– Partia Demokratike Shqiptare-Enver Memeti

Përveç shqiptarëve sot votojnë edhe bashkësitë tjera etnike në Serbi për të zgjedhur këshillat e tyre kombëtare.

Related Articles

Back to top button