Lajme

Edhe pak minuta mbyllen vend-votimet

Për pak minuta pritet të mbyllen vend-votimet në nivel vendi, transmeton Presheva.AL.

Që nga hapja e tyre, nga ora 7:00, nuk është raportuar për parregullsi të mëdha.

Procesi, në përgjithësi, ka shkuar qetë. Institucionet e rendit apo edhe vëzhguesit nga qendrat e votimit nuk kanë raportuar ndonjë parregullsi të madhe.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në orën 18:00 ka përditësuar të dhënat e fundit rreth daljes së votuesve në zgjedhje.

Deri në këtë kohë kanë votuar 24% apo 4600 persona.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës sot vendosin për kryetarin e ardhshëm të Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Related Articles

Back to top button