Lajme

Ekspertët zbuluan disa mënyra për të kursyer energjinë elektrike

Ekspertët gjermanë pohojnë se një familje me katër persona mund të kursejë pothuajse 500 euro në vit me këto masa.

Ndryshe nga një llambë e zakonshme, një llambë LED konsumon tetë vat për të njëjtin fluks ndriçues (i matur në lumen). Duke përdorur ndriçimin LED, sipas këshillës së një eksperti gjerman, mund të kursehen mbi 120 euro. Ju gjithashtu mund të kurseni para në kuzhinë.

Për shembull, rekomandohet të gatuani me kapak në tenxhere, sepse në këtë mënyrë mund të kurseni deri në 30 për qind të energjisë elektrike. Gatimi me tenxhere me presion është veçanërisht ekonomik, sepse koha e reduktuar e gatimit reflektohet në një konsum më të ulët të energjisë deri në 50 përqind. Gjithashtu, tenxheret dhe tiganët nuk duhet të jenë më të vogla se sipërfaqja e gatimit, përndryshe energjia harxhohet pa nevojë.

Kur bëhet fjalë për pjekjen, jo të gjitha pjatat duhet të vendosen në furrë të nxehur. Përjashtim bën një brumë delikat si një pandispanje. Ushqimi duhet të lihet në furrë pak më shumë nga sa thotë receta dhe furra mund të fiket disa minuta para se gjella të jetë gati. Nxehtësia e mbetur duhet të jetë e mjaftueshme për të përfunduar vaktin.

Shpesh mjafton larja e rrobave në 30 ose 40 gradë, përveç nëse bëhet fjalë për njolla më të mëdha. Në lavatriçet moderne, temperatura e larjes prej 20 gradë është e mjaftueshme kur përdorni detergjentë me temperatura të ulëta. Me eko-programin mund të kurseni energji elektrike, para dhe ujë, dhe preferohet që, të paktën në verë, të shmanget përdorimi i tharëses.

Kursimi i energjisë elektrike është i mundur edhe me televizorë. Thjesht duhet të ulni ndriçimin dhe kontrastin e ekranit. Shumë pajisje madje kanë një modalitet të kursimit të energjisë që ende siguron ndriçim dhe kontrast të mjaftueshëm. Kur blini pajisje të mëdha, zgjidhni frigoriferë me efikasitet të lartë të energjisë.

Krahasuar me modelin e vjetër, kjo kursen rreth 70 euro në vit. Gjithashtu, ulja e temperaturës së frigoriferit me disa gradë mund të kursejë rreth 120 euro. Duke e ulur ngrohjen me një shkallë, mund të kurseni 75 euro. Sa i përket pajisjeve më të vogla, ruteri VLAN duhet të fiket gjatë natës dhe celularët dhe laptopët nuk duhet të karikohen për më shumë seç duhet.

Related Articles

Back to top button