Lajme
ËSHTË KOHA PËR KIVI: Më shumë vitamina se një portokall, më shumë fibra se një mollë dhe me kalium kalon edhe një banane

Një kivi që piqet në këtë periudhë të vitit ka përfitime të shumta shëndetësore.
Ai forcon imunitetin, rregullon presionin e gjakut dhe tretjen, ndihmon në trajtimin e sëmundjeve të frymëmarrjes, dhimbjet e kokës dhe stresin.
Dhe jo vetëm që është e shijshme, por është gjithashtu një thesar i vërtetë i vitaminave, veçanërisht kompleksi C, A, E, K dhe B (tiaminë, niacinë, B6, kolinë), si dhe minerale – kalium, kalcium, fosfor, magnez, hekur.
Është gjithashtu interesant fakti se për nga sasia e fibrave natyrale, kivi e kalon mollën, për nga sasia e vitaminës C, portokalli, dhe në kategorinë e frutave të pasura me kalium, kivi ia kalon me siguri edhe bananes.