Grida Duma takohet me gratë dhe vajzat e Preshevës

Grida Duma, është një politikane dhe lektore shqiptare. Anëtare e Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe deputete e kuvendit të Shqipërisë. Duma gjatë ditës së sotme ka vizituar Preshevën dhe është takuar me vajzat dhe gratë e Preshevës në amfitetarin e bibliotekës së qytetit, percjell Presheva.AL
Në takim Grida Duma ka diskutuar mbi rolin e gruas në jetën publike dhe politike. Gjithashtu është diskutuar mbi eksperiencat e grave që janë kyqyr në politik dhe janë shikuar mundësitë e bashkëpunimit për të ardhmen në fuqizimi e gruas shqiptare në Luginë.