Lajme

Këshilltari i PVD-së i dëshpëruar nga rezultati që e pret, ofendon votuesit e njësisë numër 5 në Preshevë që po shesin votën

Keshilltari i PVD-se ne kuvendin komunal ne Presheva ka ofenduar votuesit ne njesine numer 5 ne Presheve duke thene se kane filluar te shesin voten, shkruan Presheva.AL

Shpetim Haliti, duket se eshte i deshperuar nga rezultati qe pritet te dal pasi qe kandidati, djali i komandantit Ridvan Qazimi, Leventi ka filluar te marre perkrahjen masive nga qytetaret si dhe bashkeluftetaret e UÇPMB-se, familjet e deshmoreve nga komuna e Presheves dhe Bujanocit.

“Pushteti i kontrabanduar në Preshevë ka filluar me BLERJEN E VOTAVE edhe me KËRCËNIM TË QYTETARËVE, Funksionar të apn-s bashk me Drejtues institucionesh Publike jan parë sod duke hyrë shpi më shpi në rrugën k.xoxi” ka shkruar ne rrjetin social facebook Haliti, duke aluduar qe dy persona kane filluar blerjen e votave ne kete rruge.

Te kontaktuar nga Presheva.AL funksionaret e APN-se dhe drejtori kane mohuar nje gje te tille qe kane vizituar familjet ne kete rruge. Presheva.AL ka kontaktuar edhe familjet ne te cilet akuzohen per shitje votash nga pushteti por edhe ata kane mohuar keto shpifje dhe nuk ka asgje te vertete ne gjithe kete histori te trilluar.

Ne komunen e Presheves cdo here kur ka zgjedhje partite e deshtuara per vite me rradhe fillojne me dezinformata dhe propaganda te trilluara qe te çorjentojne qytetaret te bejne zgjedhjen dhe te votojne te lire.

Related Articles

Back to top button