Lajme

‘Kosova është Serbi”, Russia Today nis transmetimin online të programit në sërbisht

Kanali shtetëror rus, Russia Today (RT) nisi këtë të martë transmetimin online të programit në gjuhën serbe. Lajmi është konfirmuar në rrjetet sociale nga kryeredaktorja e RT-së, Margarita Simonyan.

“Ne e nisëm RT-në në Ballkan, sepse Kosova është Serbi”, shkroi ajo në Twitter. Në një deklaratë të publikuar në uebsajtin e RT-së në gjuhën ruse, thuhet se transmetimi i programit televiziv në gjuhën serbe do të fillojë në vitin 2024.

Bashkimi Evropian ka pezulluar transmetimin e disa mediave të mbështetura nga Rusia, përfshirë RT-së, më 1 mars. Blloku evropian ka sanksionuar edhe Margarita Simonyan, kryeredaktore e kanalit të RT-së në gjuhën angleze.

Related Articles

Back to top button