Lajme

Kush do ta udhëheq KNSH-në për 4 vitet e ardhshme?

Pas procesimit të 94,75 për qind të elektoratit, rezultatet paraprake tregojnë Partia për Veprim Demokratik (PVD) fitoi 5 mandate, Alternativa për ndryshim (APN) mori 5 mandate, Lëvizja për Progres Demokratik (LPD) dhe Partia Demokratike (PD) fituan secila nga dy mandate dhe Partia Demokratike e Shqiptarëve (PDSH) fitoi një mandat.

Tetë mandate duhet për shumicë e cila pastaj kandidatin e propozuar për kryetar të Këshillit Kombëtar Shqiptar KKSH e zgjedh, duke qenë se KKSH përbëhet nga 15 anëtarë.

Sipas rezultateve paraprake të KQZ-së, pas përpunimit të 94,75 për qind të elektoratit dhe 97,2 për qind të qendrave të votimit, PVD ka 4030 vota (31,75%), APN ka 3697 vota (29,13%), LPD 2177 vota (17,15%) PD 1717 vota (13.61%) dhe PDSH 958 vota (7,55 për qind).

Related Articles

Back to top button