Ky është dokumenti i propozuar FRANKO-GJERMAN për arritjen e marrveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë
Marrëveshja franko-gjermane, e cila është zgjidhja përfundimtare e synuar në negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, u publikua për opinionin. Portali Presheva.AL ka arritur që këtë dokument ta përkthej për lexuesit e vet dhe të sqarojë ndryshimet në negociatat mes Serbisë dhe Kosovës.
Portali Presheva.AL pati një pasqyrë të pjesës së dokumentit që parashikon normalizimin e marrëdhënieve mes dy palëve. Sipas burimeve të siguruara, ky nuk është një propozim përfundimtar dhe mund të ndryshojë.
Këto janë nenet e këtij dokumenti.
Neni 1.
Kosova dhe Serbia do të zhvillojnë marrëdhënie normale, të fqinjësisë së mirë, të bazuara në të drejta të barabarta.
Neni 2
Kosova dhe Serbia do të udhëhiqen nga aspiratat e përbashkëta drejt anëtarësimit në BE.
Neni 3.
Në përputhje me MSA-në (Marrëveshja e Stabilizim Asociimit) të nënshkruar nga të dyja palët, Kosova dhe Serbia do t’i zgjidhin të gjitha mosmarrëveshjet ndërmjet tyre ekskluzivisht në mënyrë paqësore dhe do të përmbahen nga kërcënimi apo përdorimi i forcës. Ata riafirmojnë paprekshmërinë tani dhe në të ardhmen e kufijve që ekzistojnë mes tyre dhe marrin përsipër të respektojnë plotësisht integritetin territorial të njëri-tjetrit.
Neni 4
Kosova dhe Serbia dalin nga supozimi se asnjëra nga dy palët nuk mund të përfaqësojë tjetrën në sferën ndërkombëtare apo të veprojë në emër të saj.
Neni 5
Kosova dhe Serbia do të promovojnë marrëdhënie paqësore në Ballkanin Perëndimor dhe do të kontribuojnë në sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal në Evropë.
Neni 6.
Kosova dhe Serbia veprojnë me respekt të ndërsjellë për juridiksionin e secilës palë.
Neni 7.
Kosova dhe Serbia deklarojnë gatishmërinë e tyre për të rregulluar çështjet praktike dhe humanitare në procesin e normalizimit të marrëdhënieve të tyre. Ata do të lidhin marrëveshje me qëllim të zhvillimit dhe përmirësimit në bazë të kësaj Marrëveshjeje dhe për përfitim reciprok të bashkëpunimit në fushat e ekonomisë, shkencës dhe teknologjisë, trafikut, marrëdhënieve gjyqësore, postës dhe telekomunikacionit, shëndetësisë, kulturës, sportit, mbrojtjes së mjedisit dhe në fusha të tjera. Detajet janë rënë dakord në Protokollin Suplementar.
Neni 8.
Kosova dhe Serbia shkëmbejnë misione të përhershme. Ato ngrihen në selinë e Qeverisë përkatëse. Çështjet praktike që lidhen me ngritjen e misioneve do të trajtohen veçmas.
Neni 9
Kosova dhe Serbia pajtohen që kjo Marrëveshje nuk do të ndikojë në traktatet dhe marrëveshjet ndërkombëtare dypalëshe dhe shumëpalëshe që ato tashmë kanë lidhur ose që u referohen atyre.
Kujtojmë se detajet në lidhje me propozimin gjermano-francez për zgjidhjen e çështjes së Kosovës u publikuan për herë të parë në mediat shqiptare. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, vetëm pak ditë më vonë tha se e kishte parë këtë dokument, se kishte refuzuar ta merrte, por se nuk e di nëse do ta bënte.
“Më dhemb koka”, tha Vuçiq në fund të shtatorit kur u shfaqën për herë të parë konturet e propozimit.
“E gjithë ideja bazohet në faktin se ne nuk duhet ta njohim zyrtarisht Kosovën, por jemi dakord me anëtarësimin e Kosovës në OKB. Për këtë, nuk ishte specifikuar, Serbia do të merrte një hyrje të shpejtë në BE dhe ndoshta një përfitim të rëndësishëm ekonomik”, tha Vuçiq.
Për propozimin foli edhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila tha se BE-ja e mbështet propozimin gjermano-francez.
“Komisioni Evropian mbështet propozimin gjermano-francez për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe do ta integrojë atë në dialog”, tha von der Leyen pas liderëve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë kryeministren serbe Ana Brnabiq dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, ka nënshkruar tri marrëveshje – për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale.