Levent Qazimi në Tiranë në takim me Presidentin e Shqiprisë, ambasadorin Boçka dhe Pandeli Majkon dhe ambasadorin e Kosovës Nait Hasanin

Levent Qazimi, kandidati i APN-se ne nje vizite ne Tiranen zyrtare ka realizuar takim me Presidentin e Shqiprise, Bajram Begaj, ambasadorin e Shqiprise ne Beograd, Ilir Bocka dhe me Pandeli Majkon, percjell Presheva.AL

Takimin ne presidencen e Shqiperise e ka realizuar se bashku me kryetarin e Presheves, Shqiprim Arifin.

“Në Presidencën e Republikës së Shqipërisë, u mirëpritëm nga Presidenti z.Bajram Begaj dhe ambasadori z.Ilir Boçka
Me Presidentin e Shqiptarëve, patëm mundësinë për të biseduar dhe për ta njoftuar me kërkesat dhe nevojat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, ndaj të cilave z.Begaj ishte i hapur për bashkëpunim.
Bashkë me kryetarin Shqiprim Arifi e zëvendës kryetarin e Alternativës, Arbër Pajaziti e zëvendës kryetarin e komunës, Almin Shaqiri, kërkuam thellim të bashkëpunimit dhe hapa konkret për adresimin e çështjeve prioritare në Luginë të Preshevës.
Të bashkërenduar me shtetin Amë për t’i dal zot çdo shqiptari!” ka shkruar Leventi ne rrjetin social facebook.

Gjate vizites ne Tirane Leventi ka takuar edhe politikanin Pandeli Majkon.

“Kënaqësi takimi me z.Pandeli Majko, politikan me bagazh të pasur në jetën politike dhe kontribues i madh për kohët e vështira të Shqipërisë” ka thene Leventi.

Takimin ne Shqiperi Leventi e ka mbyllur edhe me ambasadorin e Kosoves ne Shqiperi Nait Hasanin.

“Takimi me z.Nait Hasani, njëri nga veprimtarët e hershëm për kohën e çlirimit të Kosovës në kohë lufte.
Krah luftëtarëve të mëdhenj me kontributin e pashoq, motivues i madh për të ruajtur vlerat kombëtare e për ta pasuruar edhe më tej rrugën për dinjitet.
Kënaqësi që patëm rastin të ndajmë bashkë bisedat për çështjet me rëndësi për Luginën e Preshevës!” ka thene Leventi per takimin me Nait Hasanin.

Check Also
Close
Back to top button