Lajme

Leventi nuk harron prindërit e dëshmorëve, në Miratoc takon babain e dëshmorit Artan Abazi

Kandidati i APN-së për Kryetar të Këshillit Kombëtar Shqiptar – KKSH, Levent Qazimi, njeherit djali i komandant Lleshit-Ridvan Qazimi, e ka nisur fushatën për kreun e KKSH-së në mënyrë të veçantë.

Leventi ka takuar sot për çaj babain e dëshmorit Artan Abazi në fshatin Miratoc.

”Në Miratocën e ndryshimit qëndruam bashkë e biseduam për nevojat e kërkesat që qytetarët i adresojnë qeverisjes së ardhshme me Këshillin Kombëtar.

Në familjen atdhetare të dëshmorit Artan Abazi, e cila njeh mirë dinjitetin e pastërtinë e luftës për liri e të drejta, morëm mbështetje dhe ramë dakord që vazhdimësia e luftës për dinjitet është obligim që duhet përmbushur edhe në institucione që përfaqësojnë vlera e atdhedashuri!”, ka shkruar Leventi, perjcell Presheva.AL.

Kandidati i APN-së do të garoj me numrin 4 në zgjedhjet e 13 nëntorit.

Related Articles

Back to top button