Matjet e opinionit publik e qesin Levent Qazimin fitues të zgjedhjeve për KKSH
Ekskluzivisht në Preheva.AL po prezantojmë të dhënat e fundit të matjeve të opinionit publik për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar të 13 nëntorit që do të mbahen në Luginën e Preshevës.
Sipas matjeve të opinionit publik, në disa portale të Preshevës dhe Bujanocit del se do të fitoj Levent Qazimi i APN-së.
Presheva.AL ka numëruar të gjitha komentet në sondazhet e krijuara nga disa portale në Preshevë që janë postuar në rrjetin social facebook dhe në bazë të këtyre sondazheve në të cilat kanë marrë pjesë 870 persona po publikon ekskluzivisht rezultatet një ditë para zgjedhjeve.
I pari i cili rradhitet në sondazh është Levent Qazimi nga Alternativa për Ndryshim me 30.8 përqind të deklarimit në sondazhe.
Në bazë të këtij sondazhi, i dyti do të jetë kandidati i PVD-së, Ragmi Mustafi me 20.5 përqind.
Ndërsa, i treti do të jetë Enver Mehmeti i PDSH-së me 17.8 përqind, kurse i katërti do të jetë Nevzad Lutfiu i LPD-së me 14.8 përqind dhe i pesti do të jetë Agim Haliti nga PD me 14.3.
Në bazë të të dhënave nga matjet e këtij sondazhi, 2.3 përqind nuk kanë votuar.