Në kufirin me Hungarinë mundë të prisni rreth tre orë
Për shkak të festave, intensiteti i qarkullimit drejt të gjitha qendrave turistike dimërore është rritur, andaj Rrugët e Serbisë apelojnë tek të gjithë përdoruesit e rrugës që të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe t’i respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
Siç thuhet në njoftim, qasjet në vendkalimet kufitare janë të kalueshme, si dhe në qendrat turistike dimërore.
Rrugët e Serbisë këshillojnë vozitësit që të mos ecin në rrugë pa pajisje dimërore dhe zinxhirë dhe nëse vendosin të udhëtojnë duhet të vozisin me kujdes.
Në kufirin me Hungarinë, pritja është rreth tre orë
Po ashtu, turma të mëdha ka edhe në dalje nga Serbia, në kufi me Hungarinë. Në Horgosh nga drejtimi i Serbise dhe në zonën e ndërmjetme pritja është rreth tre orë e gjysmë. Vendkalimet alternative janë gjithashtu të mbushura me njerëz, në Kelebija pritja është tre orë, në Horgosh 2 dhe Backi vinogradi një orë e gjysmë.
Turma janë regjistruar edhe gjatë natës.